Ramstore kujdeset për ju!

maxresdefault

Me qëllim që ta bëjë blerjen më interesante dhe më unike, Ramstor Maqedoni, vazhdimisht sjell risi në treg.

Gjithmonë i përgatitur t’u përgjigjet nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve të saj të besueshëm, dhe me qëllim që të jetë sa më afër atyre, duke u ofruar shërbime me të cilat do të kënaqen dhe do t’i tejkalojnë pritjet e tyre, tani Ramstor e vendos shërbimin e vet më të ri kushtuar pikërisht plotësimit të kërkesave të konsumatorëve. Fjala është për Ramstor Kontat Qendrën – qendra për kujdes për konsumatorët, me ndihmën e të cilës të gjithë vizitorët e interesuar do të mund të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet lidhur me punën e Ramstor. Krahas kësaj, ata do të mund t’i lënë lëvdatat dhe ankesat e tyre, ose të japin propozime të veta të cilat kanë të bëjnë me punën e të gjitha Ramstor marketëve dhe Ramstor Moll.

Dëshmi për atë se ky shërbim është me të vërtetë i dedikuar për konsumatorët besnik dhe se mendimi i tyre ka rëndësi të madhe për Ramstor, është fakti se numri i Kontakt qendrës – 0800 800 70 është pa pagesë për thirrje nga të gjithë operatorët e telefonisë fikse dhe të celularit, me çka shërbimi bëhet më i kapshëm për të gjithë. Orari i punës i Kontakt qendrës është prej ora 10 deri 22, çdo ditë.

Me vendosjen e shërbimit të Kontakt qendrës, Ramstor edhe një herë tregoi dhe dëshmon se e respekton mendimin e të gjithë konsumatorëve besnik dhe iu falënderohet të gjithë atyre që shpesh i vizitojnë marketët  dhe qendrën tregtare, për shkak të kualitetit të prodhimeve, shërbimit dhe ambientit të këndshëm.