Ramstore, i cili në Maqedoni filloi me punë në vitin 2005, është pjesë e CITY Plaza Holding, zinxhiri më i madh i marketëve në fushën e marketëve ndërkombëtar për shitje me pakicë.
Si rezultat i punës së suksesshme dhe shërbimit cilësor në sektorin e shitjes me pakicë në Maqedoni gjatë 18 viteve të fundit, ndërsa në drejtim të misionit dhe vizionit të vet, sot Ramstore i ofron shërbimet e veta në 8 qytete të ndryshme në Maqedoni, me gjithsej 27 marketë në sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2.
Rritja e numrit të punësuarve në ekonomitë e zhvilluara kontribuon për rritjen e dëshirës te individët që të ndajnë më tepër kohë për veten, më pak kohë të kalojnë në blerje. Në këtë kuptim, klientët anë dëshirojnë që afër vendbanimit të tyre dhe vendit të punës të gjejnë lloje të ndryshme të prodhimeve prej më shumë brendeve dhe bërja të jetë e shpejtë.
E gjithë kjo flet për planet serioze afatgjate të Ramstore në pajtim me rritjen në Maqedoni, që zgjat akoma. Sot në Maqedoni kemi gjithsej 750 të punësuar dhe normalisht investimet e reja me vete do të sjellin edhe punësime të reja.
Gjatë këtyre 17 viteve, derisa u ofronim përvojë të ndryshme klientëve tanë gjatë blerjes, në një botë krejt ndryshe të blerjes, i vendosëm vetes një qëllim që ta transferojmë vetëdijen për shërbim cilësor dhe prodhime cilësore. Në mënyrën më të mirë i pritëm klientët tanë në spermarketët e Ramstore duke u ofruar prodhime të ndryshme dhe të freskëta. Në këtë periudhë jo vetëm që kishim investime fizike por investuam edhe në sigurinë e konsumatorëve tanë duke e marrë certifikatën për siguri të ISO 22000:2005 dhe NACCP.
Trend i ri në shitjen me pakicë krahas konkurrencës me çmime është që konsumatorëve t’u ofrohen përvoja të reja derisa blejnë dhe me këtë ata të ndjehen të veçantë dhe të ndryshëm. Mendojmë se ata të cilët do ta sigurojnë këtë, do të arrijnë ta rritin edhe numrin e konsumatorëve.
Lojaliteti i myshterinjve për ne është temë e rëndësishme dhe në këtë pjesë të qarkullimit të Ramstore përdoret Ramstore Card. Suksesi i Ramstore Card programit për lojalitet del nga aj që ofron përparësi dhe është lehtë për tu përdorur.
Me Ramstore Card konsumatorët tanë fitojnë gjasa që të blejnë prodhime konkrete me çmim më të ulët dhe në të njëjtën kohë në bazë të prodhimeve të njëjta të grumbullojnë pikë. Pikët të cilat do t’i grumbullojnë sot konsumatorët tanë, të njëjtat të nesërmen mund t’i shfrytëzojnë në formë të parave të gatshme.
Në 18 vitet e kaluara, krahas hapjes në Qendrën tregtare dhe 28 marketëve më 17.09.2014 filloi me punë Ramstore kontakt qendra, me qëllim që myshterinjve tanë t’u sigurojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Ky shërbim është i pari i këtij lloji në sektorin e shitjes me pakicë në Maqedoni dhe me hapjen e Ramstore Kontakt Qendrës u bëmë udhëheqës të tregut lidhur me këtë çështje. Me kënaqësi mund të themi se Ramstore është lider në këtë sektor.
Përmes shërbimit Kontakt qendra e Ramstore konsumatorët mund të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet lidhur me punën e Ramstor, t’i përcjellin lëvdatat dhe ankesat e tyre dhe të japin propozime për punën e Ramstore marketëve dhe të Qendrës tregtare.
Të gjitha thirrjet të cilat arrijnë deri te Ramstore Kontakt Qendra përcillen deri te menaxhmenti më i lartë i kompanisë dhe me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë informohen drejtoritë të cilat duhet të ndërmarrin masa.
Dëshmi për këtë është se ky shërbim u dedikohet blerësve lojal dhe se mendimi i tyre është i rëndësishëm për Ramstore nga fakti se numri i telefonit 0800 800 70 (i Kontakt Qendrës) është pa pagesë nga të gjithë operatorët e telefonike fikse dhe celularit dhe me këtë shërbimi është i kapshëm për të gjithë.
Në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve për blerësit tanë vitin e kaluar morëm vendim për investim në funksionimin dhe pamjen e Qendrës tregtare Ramstore. Rinovimi i qendrës tregtare që gjendet në qendrën e qytetit filloi në tetor 2014 dhe ndryshimet e suksesshme të realizuara në qendrën tregtare u bënë të dukshme. Në suaza të këtyre aktiviteteve tërësisht u meremetua qendra tregtare dhe u bënë shumë përmirësime pozitive në atmosferën për blerje. Ky ishte projekti më i madh i realizuar që nga hapja e qendrës tregtare në vitin 2005 e këtej. Rinovimi i fasadës së jashtme dhe infrastrukturës së brendshme u realizua nga ana e firmave të vendit. Ky investim kapi vlerën 1.2 milionë euro.
Duke filluar nga 1 qershori 2015 Ramstore filloi me prodhimin e mishit në objektet e veta dhe në këtë mënyrë e kryen kontrollin e kualitetit të mishit. Menjëherë pas kësaj filli me aplikimin e shitjes së mishit në paketim të ri. Nga 1 nëntori 2015 filluam me shitjen e mishit në paketim të ri.
Përparësitë e paketim të ri është se i njëjti është bërë me teknikën e paketimit në atmosferë të mbyllur dhe me metoda natyrore që mundëson mishi të mbetet i freskët dhe i sigurt. Karakteristike për këtë teknikë është se gjatë paketimit përdoret kombinim i veçantë i zgjedhur i gazrave (të cilat në mënyrë natyrale gjenden në ajër).
Gjatë paketimit të këtillë nuk përdoren preparate kimike dhe mishi nuk pëson kurrfarë ndryshime fizike dhe kimike.
Mishi i paketuar dhe prodhimet e kishit të paketuara në atmosferë të mbrojtur janë të përgatitura në pajtim me të gjitha kërkesat për prodhimin e ushqimit (NASSR).
Përveç kësaj,
- Çdo ditë përgatitet mish i freskët.
- Mishi është i përgatitur dhe blerësit mund ta marrin nga rajoni duke mos pritur.
- Është i lehtë dhe praktik për ta mbajtur pasi që ambalazhi nuk është i depërtueshëm.
- Prodhimet të cilat janë të paketuara me teknikë standarde mbeten të freskëta një deri në dy ditë, derisa prodhimet e paketuara në këtë mënyrë janë të freskëta dhe të sigurta deri në datën e skadimit të shënuar në ambalazh.