Јазик:

Објавено на: 13.05.2016

Më 21.04.2016 e hapëm Ramstor marketin e 21 me radhë dhe më të madhin në Siti moll Shkup

Marketi i ri është investimi ynë më i madh pas hapjes së qendrës tregtare në vitin 2015 dhe me sipërfaqe prej 3.500 m2, që paraqet marketin më të madh të Ramstor në Maqedoni. Me këtë investim u hapën 82 vende pune të drejtpërdrejta dhe 20 vende pune plotësuese indirekte, gjegjësisht punësuam mbi 100 persona. Jemi të lumtur dhe krenar që e realizuam projektin tonë më të madh për punësim për vitin 2016 në Republikën e Maqedonisë.

Marketi i ri do të përmbajë paletë të gjerë prej 30,000 prodhimeve të grupeve të ndryshme tregtare, e kështu konsumatorët do të mund të furnizohen gjithmonë me pemë dhe perime të freskëta të vendosura në kënd të veçantë, më tej pjesa për mish dhe peshk të freskët, si dhe furra dhe këndi për ushqim të gatshëm. Përmbajtjet e këtij marketi do të pasurohen edhe me shitjen e teknikës së bardhë prej brendit me renome tregtare dhe vendi ku vizitorët do të mund të ulen dhe të pushojnë në kafe barin “Ram kafe”.