Politika për privatësi dhe siguri është krijuar me qëllim që t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat të dhëna i grumbullojmë, pse dhe si i grumbullojmë, si dhe rreth asaj se si e sigurojmë sigurinë e të dhënave tuaja. Mu për këtë, ju rekomandojmë që të ndani kohë, që me kujdes ta lexoni Politikën tonë për privatësi dhe siguri. Për azhurnimin e të dhënave tuaja personale, mund ta shfrytëzoni ueb faqen tonë, aplikacionin për celular ose të paraqiteni në kontakt qendrën tonë 0800 800 70.
Ramstore e pranon implementimin e politikës për siguri të informatave si një nga proceset vitale të institucionit.
Gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona, është e rëndësishme ta dini se si i shfrytëzojmë të dhënat tuaja, si e sigurojmë sigurinë e të dhënave dhe si mund ta mbrojmë privatësinë tuaj.
Politika jonë për privatësi dhe siguri përbëhet prej:
- Cilat të dhëna i grumbullojmë dhe si i grumbullojmë dhe i shfrytëzojmë?
- Klientët tanë si mund të kenë qasje dhe t’i azhurnojnë të dhënat e tyre?
- Si i mbrojmë të dhënat që i grumbullojmë?
- Cilat të dhëna i grumbullojmë dhe i shfrytëzojmë?
Ne i grumbullojmë të dhënat tuaja personale që t’ju ndihmojmë dhe t’ju sigurojmë shërbime më të mira. Të dhënat personale që i grumbullojmë mundësojnë që Ramstore t’ju informojë për prodhimet më të reja, blerjet e volitshme, sugjerimet e volitshme personale dhe evenimentet e ardhshme. Përveç kësaj, me të dhënat që i marrim nga ju, i fitojmë informatat kthyese më të sakta për shërbimet tona.
Ne i grumbullojmë të dhënat tuaja personale që t’ju ndihmojmë dhe t’ju sigurojmë shërbime më të mira. Të dhënat personale që i grumbullojmë mundësojnë që Ramstore t’ju informojë për prodhimet më të reja, blerjet e volitshme, sugjerimet e volitshme personale dhe evenimentet e ardhshme. Përveç kësaj, me të dhënat që i marrim nga ju, fitojmë të informata kthyese për shërbimet tona.
Nëse dëshironi t’i shqyrtoni ueb faqet tona, Ramstore klub kartelat privilegjet / dhe aplikacione, ne nuk kërkojmë kurrfarë të dhënash personale, por anëse dëshironi të merrni pjesë në ndonjë prej mundësive dhe shërbimeve që i ofrojnë ueb faqet tona, aplikimet mund t’i kërkojmë nga ju që të sigurojmë të dhëna të ndryshme personale ose demografike. Për privatësinë dhe sigurinë në politikën tonë, të dhënat personale definohen si informata që personalisht ju identifikojnë ose përdoren për komunikim. Ato mund të përfshijnë, për shembull emrin tuaj, adresën postare, adresën për postë elektronike, numrin e telefonit, datën e lindjes, moshën dhe gjininë.
Të dhënat tuaja personale do të grumbullohen vetëm me lejen tuaj (për shembull, nëse përdorni on-line formularë që gjenden në ueb faqet tona ose aplikacione dhe me vetëdije e jepni aplikimin tuaj për Ramstore klub kartelën në marketet tona).
Ramstore të gjitha të dhënat personale nga konsumatorët i ruan në zona të sigurta dhe i grumbullon të dhënat që vijojnë:
- Emri dhe mbiemri
- Adresa postare
- e-posta për kontakt
- Kontakt celulari
- Data e lindjes
- Gjinia
- Qyteti
- Informatat për blerje
Aplikacioni për celular i Ramstore në mënyrë automatike mund t’i grumbullojë disa informata nga shfrytëzuesit. Informatat që vijojnë janë:
- Brendi-modeli i celularit,
- Sistemi operativ i celularit tuaj,
- Informata për lokacionin
(informata për lokacionin në telefonin tuaj është suaza të lejes tuaj)
Me de-instalimin e aplikacionit nga celulari juaj mund ta ndërpritni këtë rrjedhë të informatave në çdo kohë (mund t’i rregulloni të dhënat nga celulari juaj përmes përshtatjes dhe lejeve në aplikacionin e celularit tuaj).
Ramstore nuk përdor cookies në asnjë nga kanalet e tija.
- Si i shfrytëzojmë të dhënat që i grumbullojmë?
Të gjitha të dhënat e grumbulluara nga ju do të shfrytëzohen vetëm për qëllime për të cilat i keni dorëzuar informatat tuaja, gjatë grumbullimit të informatave ose për qëllime të përshkruara në këtë Politikë për privatësi dhe siguri. Mund t’ju ofrohet opsioni që të shfrytëzohen të dhënat tuaja për aktivitete tjera ose shërbime të ndryshme nga aktiviteti ose shërbimi që e keni regjistruar në ueb faqen tonë ose aplikacionin kur dot ë regjistroheni.
Gjithashtu ne mund t’i përdorim të dhënat tuaja dhe të dhënat demografike për analiza të brendshme. Në këtë mënyrë, ne vazhdimisht mund t’i përmirësojmë, përshtatim dhe më mirë t’i plotësojmë nevojat tuaja me prodhimet dhe shërbimet që i ofrojmë. Ne nuk i shesim ose huazojmë të dhënat tuaja personale.
Të dhënat tuaja personale:
- Do të shfrytëzohen për përdorim më të lehtë të ueb faqes sonë dhe aplikacionit,
- Për promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve tona,
- T’i njoftojmë konsumatorët tanë dhe ta përmirësojmë komunikimin tonë,
- T’ju sigurojmë fushata të përgjithshme dhe të veçanta / avantazhe të konsumatorëve tanë,
- Për marketing të drejtpërdrejtë dhe aktivitete reklamuese,
- Të dhënat i shfrytëzojmë për analizë të dhënave, hulumtime, dhe praktika tjera / informata për kënaqësinë e klientëve në pëlqim me qëllimin dhe ligjet.
Të dhënat tuaja i grumbullojmë që të mund të komunikojmë më mirë, ta sigurojmë kënaqësinë të cilën e prisni nga ne dhe të jemi më afër jush. Të dhënat tuaja personale përdoren vetëm për qëllimet e lartpërmendura.
Përparësitë nga përdorimi i Ramstor Klub kartelës
Me kartelën e Ramstore konsumatorët tanë kanë gjasa që të blejnë prodhime të caktuara me çmim më të ulët dhe në të njëjtën kohë në bazë të prodhimeve të njëjta të grumbullojnë pikë. Pikët e grumbulluara nga konsumatorët tanë sot, të njëjtat ditën tjetër mund t’i shfrytëzojnë në formë të hollave të gatshme.
Kur dhe si grumbullohen pikët?
Pikët grumbullohen gjatë periudhës prej 12 muajve nga fillimi deri në fund të vitit kalendarik.
Shfrytëzimi i pikëve nga Ramstor Klub kartela juaj është shumë e thjeshtë:
Pikët e grumbulluara mund t’i përdorni ditën tjetër pas blerjes suaj të parë në vitin e ri, gjegjësisht prej 02/01 ose cilëndo qoftë ditë në kuadër të vitit kalendarik.
Shembull:
Për vitin kalendarik 2018, pikët e grumbulluara mund t’i shfrytëzoni prej 01/01/2018 deri më /01/01/2019.
Pas kësaj periudhe pikët e pashfrytëzuara fshihen nga Ramstor Klub kartela juaj dhe fillon periudha e re e grumbullimit të pikëve.
Qasja dhe azhurnimi i të dhënave
Me qasjen deri te ueb faqja jonë ose aplikacioni në celular mund t’i plotësoni dhe t’i azhurnoni të dhënat tuaja. Nuk do t’ju kërkohet kurrë fjalëkalimi, emri i shfrytëzuesit, informatat për kartelën kreditore ose të dhëna tjera personale përmes e-mail. Kjo metodë për vjedhjen e të dhënave tuaja personale dhe shfrytëzimi i tyre për qëllime të këqija quhet “Phishing”. Nëse ju arrin mesazh që duket se vjen nga ne, por kërkohen të dhënat tuaja personale, nuk duhet të përgjigjeni.
Qëllimi ynë është t’ju sigurojmë qasje deri te të dhënat tuaja personale gjithmonë kur do t’i përdorni shërbimet tona. Nëse të dhënat janë jo të plota ose të pasakta, që t’i azhurnoni ose t’i fshini të dhënat, mund ta përdorni aplikacionin në celular ose në ueb faqen tonë. Kur i azhurnojmë të dhënat tuaja personale, mund të kërkojnë nga ju që së pari ta vërtetoni identitetin tuaj që të mund të plotësohet kërkesa juaj. Që të informoheni për të dhënat tuaja të regjistruara në bazën tonë të dhënave ose t’i azhurnoni të dhënat tuaja personale, mund t’i përdorni shërbimet nga konkat qendra ose info pikat në marketet tona.
Cilat janë të drejtat tuaja lidhur me të dhënat tuaja që i grumbullojmë?
Kemi të drejta të caktuara lidhur me të dhënat që i grumbullojmë në suaza të kësaj politike. Të dhënat që përpunohen nga ana jonë:
- Të kuptoni nëse përpunohen ose janë përpunuar të dhënat tuaja personale,
- Nëse përpunohen mund të merrni informata për ato,
- Ta kuptoni qëllimin e përpunimit të dhënave tuaja dhe nëse përdoren sipas qëllimit të tyre,
- Nëse janë gabim mund të kërkoni që të azhurnohen të dhënat tuaja,
- Mund të kërkoni që të dhënat tuaja të përpunuara të fshihen ose të mos ekzistojnë më.
Mund të na kontaktoni përmes kontakt qendrës tonë falas në 0800 800 70 për të gjitha kërkesat tuaja. Kërkesat tuaja do të përcillen deri te personat përgjegjës, dhe të njëjtat do të përpunohen në afat të shpejt, gjegjësisht më së voni deri 15 ditë nga dita e pranimit.
- Si i mbrojmë të dhënat që i grumbullojmë?
Ramstore i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme teknike që ta sigurojë privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale të grumbulluara përmes ueb faqes sonë dhe aplikacionit në celular. Të dhënat të cilat grumbullohen nuk ndahen me askënd, vetëm të punësuarit e autorizuar të cilët bëjnë analiza kanë qasje deri te të dhënat. Të dhënat do të ruhen përgjithmonë në sistemet e sigurta të Ramstore ose nëse shfrytëzuesi i shërbimit nuk ka parashtruar kërkesë për fshirjen e të dhënave personale dhe të heqë dorë nga i gjithë programi.
Çlajmërimi nga lista për informim
Nëse nuk dëshironi të inkuadroheni në listën tonë informative, mund të dilni nga ajo me në çdo kohë me azhurnimin e të dhënave tuaja. Nëse nuk dëshironi të pranoni lajmërime, mund të paraqiteni në kontakt qendrën tonë ose të parashtroni kërkesë përmes ueb faqes sonë ramstore.com.mk ose përmes postës deri te adresa rr. Shën Qirili dhe Metodij, nr. 13.
Ndryshimi i Politikës për privatësi
Ramstore e ka të drejtën që në çdo kohë ta ndryshojë, ose ta plotësojë politikën për privatësi. Për çdo ndryshim të saj ose plotësim, do të publikohet lajmërim në ueb faqen tonë ose në aplikacionin e celularit.
Marketingu i drejtpërdrejtë
Shfrytëzuesi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte do të informohet nga familja Ramstore, për fushatat e përgjithshme dhe të veçanta, avantazhet, prodhimet, promovimin e shërbimeve, reklamat, hulumtimin e tregut dhe kënaqësitë tjera të konsumatorëve, mesazhet tekstuale (SMS), aplikacionin për celular, lajmërimet, posta elektronike, thirrje telefonike etj.
Për çdo formë të komunikimit elektronik mundësohet të dërgohen mesazhe komerciale dhe të tjera deri te konsumatori. Nëse dëshironi ta theksoni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllimet e marketingut të drejtpërdrejtë paraqituni falas në telefonin e kontakt qendrës 0800 800 70 ose shkruani mesazh në adresën tonë elektronike (e-mail) ramstore@ramstore.com.mk ose përmes postës deri te adresa rr. Shën Qirili dhe Metodij, numër 13.
Shfrytëzuesi mund të kërkojë nga Ramstore që ta informojë për të drejtat e tija, lidhur me përpunimin e të dhënave personale, si dhe t’i plotësojë, ndryshojë, fshijë ose ta ndërpresë përdorimin e të dhënave të tija personale, nëse të dhënat janë jo të plota, të pasakta ose të pa azhurnuara deri te adresat e lartpërmendura. Në afat prej 15 ditëve pas pranimit të lajmërimit, RAMSTORE MAQEDONI SHPK Shkup do ta ndërpresë përdorimin e mëtejshëm të dhënave personale të shfrytëzuesit për shkak të marketingut të drejtpërdrejtë.
Pranimi i kushteve për anëtarësim
Me shtypjen e fushës “Pranoj”, konsumatori vërteton se i ka lexuar, i ka kuptuar dhe i pranon plotësisht kushtet për shfrytëzimin e kushteve nga programi Ramstore.
Ramstore e mban të drejtën që në çdo kohë të bëjë ndryshime ose ndërprerjen e këtij programi të lojalitetit.
Për çdo ndryshim Ramstore është i obliguar t’i informojë të gjithë shfrytëzuesit e programit të lojalitetit.
Kurrsesi nuk është e lejuar shfrytëzimi i programit për lojalitet për personat nën moshën 18 vjeçare.