Јазик:

RAMSTOR JU FTON TË MERRNI PJESË NË LOJËN E MADHE SHPËRBLYESE!

ramstor-nagradna

Luaj për të vetmin CROSSOVER Citroën C4 Cactus dhe 111 vauçer të tjerë me vlerë prej 11.000 denarë.

Loja shpërblyese “Ditëlindja e 11-të e Ramstor!” filloi më 06.10.2016 në or[ën 08.00 dhe përfundon më 14.12.2016 në ora 22.00.

Të drejtë pjesëmarrjeje në lojën shpërblyese kanë të gjithë blerësit e moshës madhore, llogaritë fiskale të cilëve kanë vlerë mbi 1.000 denarë e më shumë. Llogaria fiskale e shfrytëzuar një herë nuk mund të marre pjesë përsëri në lojën shpërblyese. Çmimi i fituar nuk mund të zëvendësohet me ndonjë tjerë dhe nuk ekziston ndonjë lloj kompensimi tjetër. Asnjë nga të punësuarit në Ramstor Maqedoni SHPK, si dhe anëtarët e familjeve të tyre më të ngushta, nuk mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese.

Çfarë duhet të bëni:

Ta prezantoni llogarinë fiskale më të lartë se 1.000 denarë në pikat informative të cilitdo market të Ramstor, gjatë së cilës do të merrni kupon shpërblimi.

Kuponin duhet të plotësohet nga konsumuesi me këto të dhëna personale:

Emri dhe mbiemri, adresa, telefoni për kontakt, dhe numrin e llogarisë fiskale, e pastaj duhet të hidhet në kutitë e shënuara, të cilat janë vendosur në vend të dukshëm në/para çdo marketi.

1.000 den.= 1 kupon për pjesëmarrje, 2.000 den. = 2 kuponë për pjesëmarrje, 3.000 den. = 3 kuponë për pjesëmarrje

Tërheqja e çmimeve do të bëhet më 21.12.2016 në ora 12 në QT Ramstor moll para marketit. Fituesit fatlumë do të kontaktohen personalisht dhe do të publikohen në ueb faqen tonë, si dhe në pikat informative në marketët tonë.

*Jeni të obliguar që ta ruani llogarinë fiskale me të cilën do të merrni pjesë në lojën shpërblyese.

Link deri te Rregullat zyrtare të Lojës shpërblyese “Ditëlindja e 11-të e Ramstor!”

Ramstore dhuron 200 pako për ndihmë rajoneve të vështruara në Shkup

ramstore-pomos-poplava

Ramstore u inkuadrua dhe vazhdimisht e mbështet aksionin për ndihmë qytetarëve që pësuan nga moti i lig që i përfshiu disa pjesë të Shkupit me dhurimin e 200 pakove me produkte themelore ushqimore dhe mjete higjienike.

Donacioni është dorëzuar deri te depot e Kryqit të Kuq të R. Maqedonisë prej ku do të distribuohet deri te të gjithë banorët që u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore. Ekipi i Ramstore është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente dhe institucionet dhe si kompani me përgjegjësi shoqërore do të vazhdojmë të kontribuojmë me të gjitha për çka kanë nevojë personat, deklarojnë nga Ramstore.

Ramstore Maqedoni shpreh ngushëllim të thellë deri te familjet të cilët i humbën të afërmit e tyre gjatë vërshimeve. Shpresojmë se të gjithë ata të cilët janë lënduar ose janë prekur me këtë katastrofë të kenë shërim të shpejtë.