Јазик:

TIRAMISU

Sipas recetës për brumin, duhet shtuar 50 gr. margarinë tëbutë, 2 vezë, 50 ml. qumësht.

Për zbutje të brumit: 350 ml. qumësht, 1-2 lugë gjelle me kafe

2-3 luga gjelle me sheqer pluhur

Sipas dëshirës, shtoni 1-2 luga rum ose liker bajamesh

Për kremin: 400 ml. qumësht i ftohtë, 200 gr. feta ose djathë për torta.

1)     Përgatitja e brumit:

Përbërja nga  brumi, vezët, qumështi dhe margarina përzihen  me mikser rreth 3 min. Brumi hidhet në tavë me letër për pjekje dhe piqet në temperaturën e rekomanduar. Pasi brumi ftohet, ndajeni në dy pjesë të njëjta në gjatësi.

2)     Përgatitja e kremit dhe zbutje e brumit:

Pjesën e parë të brumit lëreni në enë për shërbim. Zbutni me gjysmën prej përzierjes me kafe, sheqer pluhur dhe qumësht. (sipas dëshirës mund të shtoni edhe rum ose liker bajamesh). Kremin në pluhur dhe dy gota qumësht të ftohtë vëni në enë tjetër dhe trazoni me mikser përreth 3 min. Pastaj, shtoni djathtin dhe trazoni edhe 1 min.

3)     Dekorim:

Pjesën  e poshtme të brumit zbuteni dhe lyeni me gjysmë të kremit. Pastaj, vini pjesën e dytë të brumit dhe përsëri zbutni. Me pjesën tjetër të kremit lyeni tortën dhe fusni në frigorifer, të paktën 1 orë. Para shërbimit, dekoroni me pluhurin për dekorim dhe shërbeni.

Brumi piqet në furrë paraprakisht të ngrohur në temperaturë prej160 С për 15-25 min.

DR. ОЕТКЕRSUFLE ÇOKOLLATE 180 GR.

Përmbajtja e 1 pakos:

160 gr.  përzierje e brumërave
20 gr. sheqer pluhur

Përbërësit shtese:

50gr. margarinë ose gjalpë
50ml. vaj
125ml. qumësht
2 vezë

TORTA KOSTEBEK

Përmbajtja e 1 pakos:

275 gr. miell
135 gr. krem në pluhur
40 gr. copa çokollate

Shtesat për miellin:

100 gr. margarinë e butë
2  vezë
75 ml. qumësht

Shtesat për kremin:

350 ml. qumësht i ftohtë
3 banane

Nevojitet kallëp për pjekje 26сm.

PILAF ME FIDE ARPA DHE NAUT

Përbërësit e nevojshëm

   2 gota oriz Sezon Baldo

   1 filxhan fide arpa Dolçe Villas

   1 gotë naut i zier ТАТ

   2 luga gjelle me gjalpë

   2 gota uji i nxehtë

   1 lugë e vogël kripë

Përgatitja:

Orizi lahet mirë dhe lihet për gjysmë orë në ujë të vakët. Në enë e fusim fidenë arpa dhe e skuqim derisa nuk merr ngjyrë roze. Fikni sobën dhe pritni të ftohet nga pak. Pastaj, shtoni gjalpë dhe trazoni derisa gjalpi të shkrihet. Kulloni orizin prej ujit dhe  vendosni në enë, pastaj vazhdoni me përzierjen . Ujin e avulluar e shtojmë në orizin, shtojmë edhe kripë dhe gatuajmë në temperaturë të mesme derisa zihet mirë. Pasi orizi është zier, e lëmë enën anësh dhe e mbulojmë me pecetë dhe me kapak.

MISËRNIKE MEKSIKANE (TORTILA) – GYRO

Përbërësit e nevojshëm

 Misërnike meksikane (brumë për gyro)

 700 gr. biftek pule

 Hudhër pluhur, vegeta, kripë dhe vaj

 3 ajka të thartuar,3 luga majonezë,1 lugë mustardë, piper i zi, erzë xaxiki.

 1 sallatë e gjelbër,3 domate.

Përgatitja

Mishi (bifteku) skuqet, shtohen erëzat: hudhër pluhur, kripë dhe vegeta.  Pasi mishi skuqet, pritet në copë të vogla d.m.th. ndahet në 8 copë. Misërniket meksikane lyhen me salcën me ajka të thartuar, majonezë, mustardë, piper dhe salcë xaxiki. Mbi salcën hidhet mishi i skuqur në mes, dhe pastaj edhe sallata e gjelbër (të prerë në copë të vogla) edhe nga disa copë domate. Misërniket palosen 2 herë si petulla, dhe mund edhe të priten në gjysmë dhe të hahen ashtu. Gjatë shërbimit, pjatën dekorojeni me gjethe prej sallatës së gjelbër.