Објавено на: 02.03.2016

PILAF ME FIDE ARPA DHE NAUT

Përbërësit e nevojshëm

   2 gota oriz Sezon Baldo

   1 filxhan fide arpa Dolçe Villas

   1 gotë naut i zier ТАТ

   2 luga gjelle me gjalpë

   2 gota uji i nxehtë

   1 lugë e vogël kripë

Përgatitja:

Orizi lahet mirë dhe lihet për gjysmë orë në ujë të vakët. Në enë e fusim fidenë arpa dhe e skuqim derisa nuk merr ngjyrë roze. Fikni sobën dhe pritni të ftohet nga pak. Pastaj, shtoni gjalpë dhe trazoni derisa gjalpi të shkrihet. Kulloni orizin prej ujit dhe  vendosni në enë, pastaj vazhdoni me përzierjen . Ujin e avulluar e shtojmë në orizin, shtojmë edhe kripë dhe gatuajmë në temperaturë të mesme derisa zihet mirë. Pasi orizi është zier, e lëmë enën anësh dhe e mbulojmë me pecetë dhe me kapak.