Si të merrni Ramstor Klub kartelën?

Ramstor Klub kartelën mund të blini në arkë, në punktin e pagesës me çmim prej 30,00 denarësh në secilin supermarket Ramstor dhe ka afat të pakufizuar përdorimi. Së bashku me kartelën , do të merrni edhe një formular për plotësim të të dhënave Tuaja. Ju lutem ta dorëzoni formularin e plotësuar në seksionin e informimit të marketit me qëllim që të dhënat Tuaja të futen në bazën tonë të përdoruesve. Gjithmonë kur do të vini te arka, Ju lutemi tregojeni kartën, ashtu që arkëtarja do ta regjistrojë në arkë.
Çdo kartel Ramstor Klub ka numër unik regjistrues.
Nëse e humbni ose e dëmtoni kartën, ajo nuk mund të zëvendësohet.

BLINI Ramstor Klub kartel dhe do të pranoni:

1 kartelë bazë 3 KARTA SHTESE PËR familjen Tuaj
Kartelat e vogla janë praktike dhe mund të mbahen gjithmonë si varëse në çelësat Tuaj.

Përfitimet prej përdorimit të Ramstor Klub kartela

Me çdo blerje në Marketet Ramstor, Ramstor Klub kartela Ju ofron mundësi për të blerë prodhime promovuese me çmime më të ulëta, të shënuara në mënyrë të dukshme në secilin supermarket Ramstor, si dhe në katalogët tona– Ramstorama – të cilët publikohen në çdo tri javë. Kursimi që e kishit bërë me përdorimin e kartelës është llogaritur në mënyrë përmbledhëse në llogarinë Tuaj fiskale si – Ramstor zbritje.

Përfitim ekskluziv prej përdorimit të Ramstor Klub kartelës është mundësi për mbledhje të pikave.

Si të mblidhni pikë? Shumë thjeshtë!
Me çdo blerje në marketet Ramstor me Ramstor Klub kartela 1%prej vlerës të secilës llogari shënohet si pikë në llogarinë Tuaj në Ramstor.

Pikët mund të shfrytëzohen për:
– të blerë cilindo prej produkteve në marketet tona
– të blerë produkte prej katalogut special për promocione Poen Plus

Kur dhe si mblidhen pikët?

Pikët grumbullohen për 12 muaj, prej fillimit deri në fund të vitit kalendarik.

Shfrytëzimi i pikëve prej kartelës Suaj është shumë i thjeshtë:

Pikët e grumbulluara mund t’i shfrytëzoni menjëherë ditën tjetër pas blerjes së parë të vitit e ri, d.m.th. prej 02/01 ose çfarëdo dite tjetër të vitit kalendarik.
Për shembull:
Për vitin kalendarik 2024, pikët e mbledhura mund t’i shfrytëzoni prej 02/01/2024 до 01/01/2025.

Pas secilën periudhe, pikët e pashfrytëzuara fshihen prej kartelës Suaj dhe fillon periudha e re për grumbullimin e pikëve.

Nëse doni të informoheni për vlerën totale të pikëve të grumbulluara –këtë mund ta bëni në arkat e marketeve tona.

Urdhëroni t’i shfrytëzoni pikët sa më shpejt dhe sipas dëshirës Suaj. Ju mirëpresim!

PROMOVIMI VLEN PËR SHITJET ME PAKICË DHE KUFIZOHET NË 50 PRODHIME PËR ÇDO PROMOVIM!  

Blerësi më besnik

Promocionet në Ramstor me shenjën “blerësi më besnik’’ shënojnë përzgjedhjes së blerësit më besnik prej bazës së të dhënave që është formuar pikërisht prej kartelave familjare të regjistruara të Ramstor Klubit. Kurrë mos e lëshoni mundësinë për t’u bërë blerës më besnik, sepse kjo do të thotë përfitime të shumta, dhurata të vlefshme, udhëtime etj.
Marketet Ramstor gjithmonë i shpërblejnë blerësit më besnikë.

Përdorues i regjistruar i Ramstore Club

Një përdorues i regjistruar i klubit ramstore është çdo përdorues që krijon një kartë të klubit ramstore të regjistruar me të dhënat e mëposhtme: emrin dhe mbiemrin, numrin e celularit dhe adresën e postës elektronike.

Në të gjitha zgjerimet dhe përmirësimet të promocioneve, Ramstor përfshihen të gjithë anëtarë dhe pronarë të kartelave familjare të çastit si dhe ata të ardhshmit

RAMSTOR KLUB KARTELA JUAJ JU SJELL AVANCIME DHE PRIVILEGJE TË SHUMTA.
BËHUNI ANËTAR YNË I PRIVILEGJUAR I KLUBIT RAMSTOR