Politika për siguri të ushqimit

Politika për siguri të ushqimit e RAMSTORE MAQEDONI SHPK Shkup është plotësimi i kërkesave të blerësve të vet, para së gjithash me ofrimin e prodhimeve dhe shërbimeve me cilësi të lartë dhe të dëshmuar. Me qëllim që t’i realizojmë kërkesat e blerësve, e gjatë kësaj duke iu përmbajtur rregullave dhe rekomandimeve për ofrim të prodhimit të mirë dhe me cilësi, në vazhdimësi i ruajmë standardet për furnizimin të prodhimit të sigurt dhe higjienës së ushqimit. RAMSTORE MAQEDONI SHPK Shkup këtë e siguron duke iu përmbajtur parimeve që vijojnë:

  • Identifikimi i parimeve themelore të higjienës së ushqimit me qëllim që të sigurohet ushqim i sigurt i volitshëm për përdorim nga ana e blerësve.
  • Plotësimi i kërkesave të blerësve: Pasi që blerësit ne gjithmonë kanë përparësi në pikëpamje të kërkesave të tyre lidhur me sigurimin e prodhimit dhe shërbimit cilësor, i siguruar sipas kërkesave ligjore në vend, përpiqemi që të fitojmë besim më të madh te blerësit tanë. Pasi që ata gjithmonë kanë përparësi, ne vazhdimisht u përshtatemi kërkesave të tyre gjatë kësaj duke i plotësuar dëshirat e tyre.
  • Respektimi i punësuarve: Përmes kontaktit të vazhdueshëm me të punësuarit i ndjekim të gjitha problemet e tyre t cilat i zgjidhim bashkarish, e në këtë mënyrë sigurojmë ekip të mirë.
  • Trajnimi i punësuarve për vendin e punës ku ata janë vendosur, para së gjithash duke u përshtatur kërkesave për plotësimin e kushteve me praktikë të mirë higjienike, me qëllim për uljen e rreziqeve në nivel të kapshëm.
  • Vendosja e raportit të vazhdueshëm partneriteti ndaj furnitorëve dhe në këtë mënyrë duke e rritur besimin dhe duke e vazhduar bashkëpunimin, e gjatë kësaj duke gjetur zgjidhje të përbashkët për të gjitha problemet potenciale.

 

 

nassar