Lojë shpërblyese”Ditëlindja e 12-të e Ramstorit”

nagradna-igra

Rregullat zyrtare të lojës shpërblyese “Ditëlindja e 12-të e Ramstor!”

PËR DITËLINDJEN E 12-TË TË RAMSTORE FITONI HYUNDAI TUCSON E FUQISHËM DHE 12 UDHËTIME SHPËRBLYESE

Si rezultat i ekzistimit 12 vjeçar në tregun maqedonas, me shërbim të suksesshëm dhe cilësor në sektorin e shitjes me pakicë, ndërsa në drejtim të vizionit dhe misionit, sot, Ramstore numëron gjithsej 22 marketë në 6 qytete të ndryshme, me sipërfaqe të përgjithshme për shitje prej 19,829 m2 dhe 600 të punësuar.

Ramstore Maqedoni sivjet e kremton ditëlindjen e 12-të, gjegjësisht 12 vjet – konsumatorë të lumtur dhe të kënaqur, të punësuar të motivuar, ofertë shumë cilësore dhe shërbim të pandërprerë. Vizioni themelor i Ramstore Maqedoni mbetet i njëjtë, ndërsa për ta shprehur falënderimin e vet ndaj konsumatorëve, me rastin e ditëlindjes së 12-të është organizuar loja shpërblyese e madhe me shumë shpërblime emocionuese.

Loja shpërblyese “Ditëlindja e 12-të e Ramstore” fillon më 05.10.2017 në orën 08:00 dhe përfundon më 23.11.2017 në ora 22:00.

Me çdo llogari mbi 1000 denarë të bërë në Ramstore marketët mund të pritni se do të bëheni fituesi i Hyundai Tucson të fuqishëm ose i një prej 12 vauçerëve për udhëtim nga Agjencia turistike Savana me vlerë prej 60.000 denarë.

Të drejtë për pjesëmarrje në lojën shpërblyese kanë të gjithë blerësit e moshës madhore, llogaritë fiskale të cilëve kanë vlerë prej 1.000 denarë ose më shumë. Llogaria fiskale e shfrytëzuar një herë, nuk mund të marre pjesë përsëri në lojën shpërblyese. Loja shpërblyese, nuk mund të zëvendësohet me tjetër dhe nuk ekziston lloj tjetër i kompensimit.

Loja shpërblyese “Ditëlindja e 12-të e Ramstore” fillon më 05.10.2017 në ora 08:00 dhe përfundon më 23.11.2017 në ora 22:00.

Për këto 12 vjet Ramstore Maqedoni u tregua dhe u dëshmua si zinxhiri më i mirë tregtar në regjion, për konsumatorët zgjedhje e parë, për të punësuarit punëdhënës i dëshiruar, ndërsa për subjektet afariste dhe ofertuesit partner i besueshëm dhe kompani me përgjegjësi shoqërore.

Ramstore ju fton të merrni pjesë në lojën shpërblyese më të madhe deri më tani dhe të luani për Hyundai Tucson  e fuqishëm dhe 12 vauçerët për udhëtim nga Agjencia turistike Savana me vlerë prej 60.000 denarë.

Gjithçka që duhet të bëni:

Të dorëzoni llogarinë fiskale prej 1000 denarëve e bërë në cilido Ramstore market në info pikën, gjatë së cilës do të fitoni kupon shpërblyes. Kuponi duhet të plotësohet nga ana e konsumatorëve me gjithë të dhënat personale dhe të vendoset në kutitë e shënuara, të cilat janë vendosur në vend të dukshëm në çdo Ramstore market. Për çdo llogari prej 1000 denarëve fitoni 1 kupon për pjesëmarrje, për 2000 denarë fitoni 2 kuponë, për 3000 denarë – 3 kuponë dhe për çdo rritje të llogarisë për 1000 denarë proporcionalisht rritet edhe numri i kuponëve për pjesëmarrje.

Tërheqja e shpërblimeve do të mbahet më 01.12.2017 në ora 12:00 në QT Ramstore Moll para Ramstore marketit.

Jeni të obliguar ta ruani llogarinë fiskale me të cilën do të merrni pjesë në lojën shpërblyese.

Më tepër informata në faqen zyrtare të: www.ramstore.com.mk    http://ramstore.com.mk/?page_id=3211