Më 18 shtator, në orën 11, Ramstpre dhe Halkbank SHA Shkup, me ceremoni të përbashkët në mënyrë solemne i hapën lokacionet e tyre të reja në Kërçovë.
Marketi i ri i Ramstore dhe filiali i ri i Halkbank gjenden në rr. “Bulevardi Çlirimi” nr. 1 në Kërçovë. Me prezencën e vet në qytet, të dy kompanitë janë më afër nevojave të qytetarëve të Kërçovës, duke u mundësuar ofertë cilësore dhe të gjerë të shërbimeve dhe prodhimeve të tyre. Ramstore Maqedoni SHPK përmes marketit të tij të 19-të, në hapësirë për shitje prej 540 m2, me 16 të punësuar dhe 3 arka për pagesë, do të ofrojë asortiment të gjerë të një numri të madh të grupeve tregtare, me mbi 12.000 prodhime, të cilat janë të domosdoshme për konsumatorët; mish i freskët i paketuar, pemë dhe perime të freskëta. Konsumatorët do të mund t’i shfrytëzojnë aksionet dhe promocionet e shumta të prodhimeve njëlloj si në të gjithë supermarketët e Ramstor. Marketi përmban portfolio të madh të prodhimeve me cilësi të lartë dhe zgjidhje të madhe. Është planifikuar edhe hapja e Ramstor marketëve tjerë në më shumë lokacione në shtet. HALKBANK SHA Shkup, përmes filialit të 33-të, do të mundësojë komunikim të lehtë dhe të thjeshtë me klientët e vet ekzistues, si dhe mundësi për shërbim cilësor të klientëve të vet nga rajoni i Kërçovës. Në filiale do të jenë të kapshme të gjitha prodhimet dhe shërbimet e bankës (kursime, qarkullim pagesor në vend dhe jashtë, bankieri elektronike, kreditim i personave juridik dhe fizik, transferim i shpejtë i të hollave përmes Western Union, dhënia e VISA, MasterCard, Maestro dhe PayPass kartelave pagesore etj.), do të prezantohen të gjitha risitë, të cilat vazhdimisht i sjell në treg dhe para së gjithash, do të ndërtohen relacione të afërta dhe cilësore me klientët dhe biznes partnerët nga rajoni. Në këtë solemnitet me rastin e arritjes së dy kompanive në qytet, përveç mysafirëve tjerë, do të marre pjesë edhe kryetari i Komunës së Kërçovës.