Ramstore Maqedoni dhe Ambasada Britanike në Maqedoni me angazhim të përbashkët për ndihmë fëmijëve nga Qendra në Shuto Orizari.
Ramstore Maqedoni si kompani me përgjegjësi shoqërore i kushton vëmendje të veçantë përgjegjësisë shoqërore, me atë rast më 10 dhjetor 2015, Drejtori financiar i Ramstore Maqedoni, z. Barish Borahan dhe Çarls Garet, ambasadori britanik në Maqedoni, morën pjesë në shfaqen e Qendrës për fëmijët nga rruga në Shuto Orizari, ku patën mundësi ta shohin dhe ta dëgjojnë gëzimin e sinqertë fëmijëror për periudhën e festave.
Ramstore Maqedoni dhuroi 100 pako për Vitin e ri, dhe 50 shalle dhe kapela për fëmijët nga Qendra. Aktiviteti i sotëm është rezultat i përpjekjeve të Ramstore Maqedoni për përgjegjësi korporatave shoqërore dhe traditë të ambasadës dhe bashkëpunëtorëve të saj për mbështetje të grupeve në nevojë në shoqëri, të cilat kanë nevojë më së shumti për ndihmë.