Јазик:

Објавено на: 02.03.2016

MISËRNIKE MEKSIKANE (TORTILA) – GYRO

Përbërësit e nevojshëm

 Misërnike meksikane (brumë për gyro)

 700 gr. biftek pule

 Hudhër pluhur, vegeta, kripë dhe vaj

 3 ajka të thartuar,3 luga majonezë,1 lugë mustardë, piper i zi, erzë xaxiki.

 1 sallatë e gjelbër,3 domate.

Përgatitja

Mishi (bifteku) skuqet, shtohen erëzat: hudhër pluhur, kripë dhe vegeta.  Pasi mishi skuqet, pritet në copë të vogla d.m.th. ndahet në 8 copë. Misërniket meksikane lyhen me salcën me ajka të thartuar, majonezë, mustardë, piper dhe salcë xaxiki. Mbi salcën hidhet mishi i skuqur në mes, dhe pastaj edhe sallata e gjelbër (të prerë në copë të vogla) edhe nga disa copë domate. Misërniket palosen 2 herë si petulla, dhe mund edhe të priten në gjysmë dhe të hahen ashtu. Gjatë shërbimit, pjatën dekorojeni me gjethe prej sallatës së gjelbër.