Politika dhe qëllimet për cilësi

RAMSTORE MAQEDONI e vërteton këtë politikë të cilësisë, me të cilën obligohet që prodhimet të cilat i distribuon dhe shërbimet të cilat i ofron, t’i plotësojnë kërkesat e shprehura dhe reale të shfrytëzuesve të tyre, kërkesat e Sistemit për menaxhim me cilësi ISO 9001:2008, si dhe obligimet ekzistuese ligjore.

Realizimi i qëllimit të vendosur planifikohet me plotësimin e kordinuar në këto nënqëllime:

  1. Vazhdimisht t’i hulumtojmë nevojat e shfrytëzuesve final që t’i kuptojmë dhe t’i plotësojmë kërkesat e tyre, gjithmonë duke u përpjekur q t’i tejkalojmë pritjet e tyre
  2. Të gjitha vendimmarrjet bazohen mbi hulumtimet e tregut, analizat, të dhënat adekuate dhe fakte të verifikuara
  3. Vendosmëria jonë është që vazhdimisht të krijojmë kushte për zhvillim të vazhdueshëm
  4. Të gjithë të punësuarit, në krye me menaxhmentin më të lartë, marrin pjesë në mënyrë aktive në realizimin e proceseve në pajtim me kërkesat e Standardit ISO 9001:2008 dhe të Sistemit për siguri të ushqimit HACCR
  5. Sjellja jonë afariste bazohet n: sinqeritetin, integritetin dhe bizës etikën më të lartë
  6. Përmes zhvillimit tonë të kontribuojmë drejt zhvillimit të ekonomisë në Republikën e Maqedonisë dhe të jemi organizatë me përgjegjësi shoqërore

Realizimi i qëllimit të vendosur planifikohet me plotësimin e kordinuar në këto nënqëllime:

  • Blerësit kanë gjithmonë të drejtë! T’i respektojmë të drejtat e konsumatorëve të cilat u janë garantuar me ligj dhe të kujdesemi në tërësi që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre
  • Të kujdesemi për sigurinë personale, sigurinë e pronës dhe të dhënave personale të konsumatorëve dhe të punësuarve në pajtim me rregulloren ligjore dhe në pajtim me kërkesat e Standardit ISO 27001:2014
  • T’i respektojmë dispozitat ligjore për sigurinë e ushqimit, me qëllim që blerësi të fitojë ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt dhe të jetë i kënaqur nga ajo që ka marrë për të hollat e tija
  • Të kujdesemi që komunikimi dhe raportet afariste në organizatë të jenë në nivelin më të lartë afarist dhe të respektohen të drejtat e të punësuarve në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune
  • Të kujdesemi për mbrojtjen e mjedisit jetësor, që është pasqyrë e kompanisë sonë dhe të objekteve ku realizohet veprimtaria

Certificate_SO1_1319_206Cert-logo