Јазик:

Објавено на: 02.03.2016

MARKET I RI NGA ZINXHIRI RAMSTOR MARKETËVE HAPET NË AERODROM, SHKUP

Ramstor Maqedoni më 13 nëntor, e premte, në orën 10:00, do ta hape marketin e 20-të nga zinxhiri Ramstor marketë, në rr. Milan Zeçar nr.6 në lagjen Aerodrom-Shkup.

Objekti i ri është i shtrirë në sipërfaqe për shitje prej 478 m2, me parking hapësirën e vet i dedikuar për konsumatorët.  Marketi disponon me 3 arka për pagesë, për shërbimet kujdesen 18 të punësuar. Asortimentin e përbëjnë 12.000 prodhime prej grupeve të shumta tregtare, që janë të domosdoshme për konsumatorët. Krahas pemëve dhe perimeve të freskëta, marketi ofron furrë për bukë, mishtore dhe pjesa për ushqime të gatshme. Konsumatorët do të mund t’i shfrytëzojnë aksionet dhe promocionet e shumta të prodhimeve si edhe në Ramstor marketët tjerë. Investimet tona vazhdojnë me tempin e njëjtë edhe vitin e ardhshëm.