Përbërësit:
Brumë
500 gr miell
1 qese majë e thatë
100 ml qumësht i vakët
100 ml ujë i vakët Abant
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël sheqer
2 luga vaj ulliri Tarish Riviera
1 të bardhët e vezës
Përzierje me mish
500 gr mish i grirë prej mishtores në Ramstor
1 qepë i kuq, 1 qepë i bardhë prej departamentit për peme dhe perime në Ramstor
Speca të kuqe djegës (sasi sipas dëshirës) prej këndit për peme dhe perime në Ramstor
1 domate prej departamentit për peme dhe perime në Ramstor
½ gotë salcë domatesh Tat
½ spec i kuq i prerë
kripë, piper i zi, speca djegëse
Përgatitja
1. Përzini majën me sheqer dhe pak ujë dhe lëreni që të vijë. Përzini miellin me kripë dhe shtoni majën, pastaj brumosni brumin së bashku me përbërësit e tjerë. Brumi duhet të jetë elastik dhe nuk duhet të ngjitet. Lëreni për një orë që të vijë.
Përzierje me mish: prisni qepën dhe skuqni me vaj, pastaj shtoni specin e prerë dhe fërgoni pak, pastaj shtoni mishin e grirë, domaten dhe erëzat. Përzierja duhet të jetë e dendur dhe nuk duhet të zihet shumë, sepse do të piqet më vonë.
2. Ndajeni brumin në 10 pjesë ose sipas dëshirës suaj, brumosni në formë ovale, mbushni me përzierjen e mishit dhe mbuloni nga majat. Lërini në tavë, lyeni me të verdhen e vezës dhe piqni në temperaturë prej 180 gradësh, përafërsisht 20-25 minutash. Kur të jenë gati, lyeni me gjalpë të shkrirë.
Mënyra e shërbimit:
Pideja mund të mbushet edhe me djathë, spinaq ose përbërës të tjerë sipas dëshirës suaj.