Ramstore u inkuadrua dhe vazhdimisht e mbështet aksionin për ndihmë qytetarëve që pësuan nga moti i lig që i përfshiu disa pjesë të Shkupit me dhurimin e 200 pakove me produkte themelore ushqimore dhe mjete higjienike.
Donacioni është dorëzuar deri te depot e Kryqit të Kuq të R. Maqedonisë prej ku do të distribuohet deri te të gjithë banorët që u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore. Ekipi i Ramstore është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente dhe institucionet dhe si kompani me përgjegjësi shoqërore do të vazhdojmë të kontribuojmë me të gjitha për çka kanë nevojë personat, deklarojnë nga Ramstore.
Ramstore Maqedoni shpreh ngushëllim të thellë deri te familjet të cilët i humbën të afërmit e tyre gjatë vërshimeve. Shpresojmë se të gjithë ata të cilët janë lënduar ose janë prekur me këtë katastrofë të kenë shërim të shpejtë.