Sipas recetës për brumin, duhet shtuar 50 gr. margarinë tëbutë, 2 vezë, 50 ml. qumësht.
Për zbutje të brumit: 350 ml. qumësht, 1-2 lugë gjelle me kafe
2-3 luga gjelle me sheqer pluhur
Sipas dëshirës, shtoni 1-2 luga rum ose liker bajamesh
Për kremin: 400 ml. qumësht i ftohtë, 200 gr. feta ose djathë për torta.
1) Përgatitja e brumit:
Përbërja nga brumi, vezët, qumështi dhe margarina përzihen me mikser rreth 3 min. Brumi hidhet në tavë me letër për pjekje dhe piqet në temperaturën e rekomanduar. Pasi brumi ftohet, ndajeni në dy pjesë të njëjta në gjatësi.
2) Përgatitja e kremit dhe zbutje e brumit:
Pjesën e parë të brumit lëreni në enë për shërbim. Zbutni me gjysmën prej përzierjes me kafe, sheqer pluhur dhe qumësht. (sipas dëshirës mund të shtoni edhe rum ose liker bajamesh). Kremin në pluhur dhe dy gota qumësht të ftohtë vëni në enë tjetër dhe trazoni me mikser përreth 3 min. Pastaj, shtoni djathtin dhe trazoni edhe 1 min.
3) Dekorim:
Pjesën e poshtme të brumit zbuteni dhe lyeni me gjysmë të kremit. Pastaj, vini pjesën e dytë të brumit dhe përsëri zbutni. Me pjesën tjetër të kremit lyeni tortën dhe fusni në frigorifer, të paktën 1 orë. Para shërbimit, dekoroni me pluhurin për dekorim dhe shërbeni.
Brumi piqet në furrë paraprakisht të ngrohur në temperaturë prej160 С për 15-25 min.