Објавено на: 02.03.2016

HASHURE

Përbërësit e nevojshëm:

1/5 kg grurë sezon
1 gotë naut i zier Tat
1 gotë fasule e zier Tat
1 gotë oriz
100 gr. kajsi të thata, të lara dhe të prera me copë të vogla
50 gr. ribëza të thatë të kuqe fasl-dhe bahar
50grstika pishe fasl-dhe bahar
100grrrush të thatë
figje të thata dhe të prera me copë të vogla (sipas dëshirës)
1 kg sheqer pluhur

Përgatitja:

1. Para që të filloni me zierje të ashures, e lëmë grurin në një enë me ujë dhe e ziejmë pak.
2. Pazi gruri vlon, e fikim zjarrin dhe e lëmë për 8-9 orë.
3.Pas 8 orësh, gruri zihet në temperaturë të ulët derisa nuk zbutet (afërsisht 2,5-3 orësh). Nëse nuk ka mjaft ujë në enën, shtojeni pak ujë të vluar.
4.Në fund, pasi gruri do të zihet, e shtojmë orizin e larë dhe nautin dhe fasulen e zier, dhe i ziejmë në temperaturë të ulët për 15-20 minuta, duke e përzier.
5. Pastaj, i shtojmë ribëzat, rrushin dhe kajsitë e thata. Zihet 15 minuta duke e përzier dhe në fund shtojmë pak sheqer pluhur, përziejmë edhe pak dhe e fikim zjarrin.
7. Nëse  doni masë më të lëngshme sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak ujë të vluar,.
8. Pasi ashurja ftohet, shërbehet në enë qelqi dhe dekorohet me lajthi, kanellë, arra dhe shegë.

Këshillë: nëse mbi ashuren grini portokall, do të keni shije më të pasur dhe më të mirë.

Pse është e dobishme?
– Ashurja nuk përmban kolesterol për shkak se është përbërë vetëm prej vajrave bimorë.
Krahas vitamineve B2, B1 dhe C1, përmban edhe sasi të madhe të hekurit, zinkut, fosforit dhe kalciumit dhe prandaj rekomandohet përdorimi i saj posaçërisht në gjatë dimërit, kundër ftohjeve.
Nevojitet që të konsumohet si ushqim, sepse është shumë i shëndetshëm. Ashurja është burim i pasur energjie, sidomos  për fëmijët.

Ndihmë për të gjitha amvisët:

Nëse doni ta përgatitni menjëherë – ne kemi për ju Ashure nga Dr.Otker me të gjitha përbërësit e nevojshëm, ju duhet vetëm ta hidhni në një enë të thellë dhe ta zieni. Sipas dëshirës, mund të shtoni fasule, oriz, naut ose thjerrëza të ziera, mollë, portokall, ftua etj. Dekoroni me fruta të freskëta ose të thata.