Објавено на: 02.03.2016

PIDE ME MISH TË GRIRË

Përbërësit:

Brumë

500 gr miell

1 qese majë e thatë

100 ml qumësht i vakët

100 ml ujë i vakët Abant

1 lugë e vogël kripë

1 lugë e vogël sheqer

2 luga vaj ulliri Tarish Riviera

1 të bardhët e vezës

Përzierje me mish

500 gr mish i grirë prej mishtores në Ramstor

1 qepë i kuq, 1 qepë i bardhë prej departamentit për peme dhe perime në Ramstor

Speca të kuqe djegës (sasi sipas dëshirës) prej këndit  për peme dhe perime në Ramstor

1 domate prej departamentit për peme dhe perime në Ramstor

½ gotë salcë domatesh Tat

½ spec i kuq i prerë

kripë, piper i zi, speca djegëse

Përgatitja

1.    Përzini majën me sheqer dhe pak ujë dhe lëreni që të vijë. Përzini miellin me kripë dhe shtoni majën, pastaj brumosni brumin së bashku me përbërësit e tjerë. Brumi duhet të jetë elastik dhe nuk duhet të ngjitet. Lëreni për një orë që të vijë.

Përzierje me mish: prisni qepën dhe skuqni me vaj, pastaj shtoni specin e prerë dhe fërgoni pak, pastaj shtoni mishin e grirë, domaten dhe erëzat. Përzierja duhet të jetë e dendur dhe nuk duhet të zihet shumë, sepse do të piqet më vonë.

2.    Ndajeni brumin në 10 pjesë ose sipas dëshirës suaj, brumosni në formë ovale, mbushni me përzierjen e mishit dhe mbuloni nga majat. Lërini në tavë, lyeni me të verdhen e vezës dhe piqni në temperaturë prej 180 gradësh, përafërsisht 20-25 minutash. Kur të jenë gati, lyeni me gjalpë të shkrirë.

Mënyra e shërbimit:

Pideja mund të mbushet edhe me djathë, spinaq ose përbërës të tjerë sipas dëshirës suaj.