Објавено на: 02.03.2016

KADAIF

500 gr. kadaif
200 gr. arra
150-200 gr. gjalpë
300 gr. sheqer
1 limon
50 gr. rrush i thatë

Lyeni tavën me gjalpë dhe shtroni gjysmë të kadaifit në tavë. Pastaj, shtoni  arrat e bluara dhe rrushin e thatë, hidhni pak gjalpë dhe shtoni gjysmën e dytë të kadaifit sipër. Hidhni pjesën tjetër e gjalpit, dhe piqni në furrë për përafërsisht 40 minutash. Zieni sheqerin, me 200 gr. ujë dhe lëng limoni, dhe sherbetin hidhni mbi kadaifin. Kadaifi duhet të jetë i ftohtë, kurse sherbeti i nxehtë.