Dëshmi për arritjen e qëllimit tonë për shitje të asortimentit të gjerë të prodhimeve për amvisëri është edhe pjesa e veçantë për shitje të aparateve elektrike në kuadër të gjitha objekteve për shitje, në të cilat mund të gjeni numër të madh të aparateve të vogla elektrike për amvisëri dhe përdorim personal.
Në kuadër të pjesës së aparateve elektrike blerësit mund të gjejnë numër të madh të asortimenteve të aparateve për përdorim të përditshëm si: bokall, aparate për tost, aparate për lëngje, shtrydhës limoni, blenderë, mikserë, mikro-furra, zgarë, hekur, aparate për kafe, dritëza, grirës për mish, fshesë me korrent, tharëse flokësh, piastër flokësh, set për manikurë-pedikurë, masazher për këmbë, aparate për rroje, trimerë, si dhe aparate specifike elektrike siç janë: aparat për bërjen e jogurtit, aparat për zierje të vezëve, aparat për bërje bukë, aparat për petulla, aparat për të zier ushqim dhe shumë të tjera.
Të gjitha aparatet janë të brendëve të njohur Severin, Maks dhe Adler. Në pjesën për shitje të aparateve elektrike në çdo kohë derisa punojnë marketët ka të punësuar të trajnuar nga Kompania Agrotehna, të cilët hollësisht i sqarojnë të gjitha veçoritë dhe mënyrat e funksionimit të gjitha aparateve.
Gjithashtu gjatë periudhës verore ka zgjedhje të madhe të biçikletave për fëmijë dhe të rritur të brendit Maks, ndërsa gjatë dimrit ngrohëse koftor të brendit Blist, Guca dhe Max dhe konvertues Valiint nga Gjermania.