Јазик:

KURKUMA–ILAÇ PËR 100 SËMUNDJE

Kurkuma është erzë që vjen prej rrënjës së bimës Kurkuma Longa, e cila rritet në Indi dhe në Ishujt Karaibe. Kjo erzë konsiderohet si njëri prej ilaçeve më të forta natyrore, për shkak të përbërësit kurkumin që  përmban në vete. Kurkuma në kuzhinë indiane dhe në kuzhinat e Azisë Jugore për mijëra vjet ka pasur rol të rëndësishëm , dhe pas zbulimit të efekteve të volitshme për shëndetin, kurkuma bëhet më e pranishme edhe në kuzhinat e botës perëndimore.

Kurkuma dhe keri

Edhe pse për shumicën e njerëzve kjo erzë duket si diçka ekzotike, gjërat sqarohen kur kurkuma lidhet me kerinë. Domethënë, kari është përzierje prej përafërsisht 20 erëzash dhe farash të ndryshme, njëra prej të cilëve është edhe kurkuma, dhe ajo e krijon ngjyrën e verdhe. Përveç adutit absolut – kurkuminit, kurkuma përmban edhe sërë vitaminash – B6, B3, acid folik, si edhe minerale (kalium, hekur, mangan) dhe fije ushqyese.

Cili është ndikimi i kësaj erze?

Kurkumini për herë të parë ka qenë i izoluar para dy shekujve, kurse struktura e tij ka qenë përcaktuar në vitin 1910. Që në kohën e Ajurvedës (viti 1900 para erës sonë) kurkuma u karakterizua me veti të shumta shëruese për shumë sëmundje. Hulumtimet shkencore në 50 vitet e fundit vetëm i konfirmuan vetitë pozitive dhe vërtetuan se kurkuma është mrekulli e vërtetë e natyrës. Veprimi i saj antioksidues,  antiviral, antibakterial, antimikotik antikancerogjen dhe   me veprim kundër inflamacionit  kontribuon që të jetë terapi dhe parandalim efektiv i sëmundjeve malinje ,  diabetit, , alergjive, artritit, sëmundjes së Alchajmerit dhe sëmundjeve të tjera kronike.

15 arsye për përdorim të kurkumës në menynë e përditshme:

– posedon veti antiseptike dhe antibakteriale, është e dobishme për dezinfektim të plagëve dhe djegieve;

– është e shkëlqyeshme për parandalim të kancerit të prostatës, edhe te kancerit  ekzistues por, edhe e parandalon zhvillimin e mëtejshëm;

– e parandalon përhapjen e kancerit të gjirit;

– kurkuma është parandalim natyror prej melanomat: te melanomi ekzistues shkatrron  qelizat kancerogjene dhe e parandalon përhapjen e tyre të mëtejshme;

– e ul rrezikun e  leukemisë tek fëmijët;