Јазик:

Објавено на: 02.03.2016

BUKË SHTËPIE ME MIELL PREJ FILIZASH

Përgatitja:

1 kg miell Soqe
600 ml ujë (i vakët )
1 kub majë e freskët (maja futet në 50ml ujë dhe një lugë sheqer dhe dy luga miell, dhe lihet që të fermentojë)

Prej miellit futet një sasi e vogël, kurse në pjesën tjetër shtohet një lugë kripë, maja dhe uji. Përzihet mirë, lihet të mbuluar në dhomë të ngrohtë që të vijë njëherë. Pastaj, brumoset edhe përsëri lihet që të vijë, por këtë herë tashmë i formuar dhe gati për pjekje. Pasi brumi dy herë do të vijë , piqet në temperaturë prej 220 gradësh, në furrë paraprakisht të nxehur, në enë të lyer me vaj.

Filizat, përveç që përmbajnë materie cilësore, po ashtu janë ushqim më i pasur për krijim dhe rigjenerim të qelizave njerëzore. Është vërtetuar se kokrrat e drithërave në fazën fillestare të rritjes, përmban më shumë vitamine. Filizat kanë efekt të madh në uljen e kolesterolit, përforcim të imunitetit. Përmban hekur i cili ndihmon në përmirësim të gjakut te anemikët.

Çdo copë buke me këtë miell është plot shëndeti J