Јазик:

Објавено на: 10.03.2016

Ushqim I freskët

Mishtore – Gjithmonë mish cilësor, i freskët dhe i shijshëm

Në mishtoret tona të specializuara ofrojmë gjithmonë mish të freskët pule, derri, mëshqerre, viçi, lepuri, si dhe prodhime mishi.

mesara-3

Mishin të cilin e shesim është me kualitet më të lartë, furnizohet nga prodhuesit me renome në Maqedoni dhe nga jashtë. I njëjti përpunohet dhe përgatitet në departamentin tonë për prodhim dhe distribuohet për shitje në marketët në pajtim me të gjitha kërkesat për prodhim të ushqimit të sigurte NASSR.

Paketim i ri vetëm në Ramstor

E përgatitur enkas në mishtoren tonë

Prej fillimit të nëntorit 2015 prodhimet e mishit (mish i përzier i bluar, mish i bluar mëshqerre, qebap, qofte, me kaçkavall, gjahtari) paketohen në paketim special që gjendet vetëm në marketët e Ramstor.

  • Prodhimet e mishit të paketuara në atmosferë të mbrojtur, janë përgatitur në pajtim me të gjitha kërkesat për prodhim të ushqimit të sigurt NASSR.
  • Paketimi në atmosferë të mbrojtur është teknikë e mirë e vendosur të paketimit në mënyrë natyrale, e cila e ruan ushqimin të sigurt dhe të freskët.
  • Prodhimet të cilat janë paketuar në ambalazh standard mbeten të freskëta një deri në dy ditë derisa prodhimet e paketuara në këtë ambalazh mbeten të freskëta dhe të sigurta për konsumim deri në datën e skadimit të shënuar në paketim.
  • Prodhimet janë të gatshme për përgatitje dhe konsumatorët mund t’i marrin nga rajoni pa pritur.

Prodhimet gjenden në të gjithë marketët në Shkup, Kumanovë, Ohër dhe Kërçovë.

Dyqani i peshkut – gjithmonë peshk i freskët dhe fruta deti

Gjithmonë zgjedhje e madhe e peshkut të ujërave të ëmbël dhe detit dhe fruta deti me kualitet të lartë.

ribarnica-3

Salmon, cipura, levrek, serdene, panga, troftë, krap, krabë, oktopod, gaforre, kallamari janë vetëm një pjesë e prodhimeve të cilat mund t’i gjeni në shitoret tona të specializuara të peshkut në marketët në Qendër dhe Kapitoll.

Furra e bukës

Çdo ditë ofertë e madhe e llojeve të ndryshme të bukës, prodhimeve të brumit dhe ëmbëlsira në të gjithë supermarketët.

pekara-1

Bukë me susam, bukë shtëpie, bukë integrale, bukë misri, bukë me ullinj, bukë me arra, bageta, açma, poça, pide, gjevrek, çiabata, byrek, peta, kroasanë, peta shtëpie, pica, tortë, bakllava, petulla të ëmbla, gurabije, eklerë, tiramisu, janë vetëm një pjesë e prodhimeve të cilat çdo ditë prodhohen në furrat e bukës në të gjithë supermarketët.

Gjellë të gatshme

jadenje-3
Oriz, musaka, patate furre, makarona, stek pule, krahë pule, bizele, groshë, speca të mbushura, spinaq, sarma (të payndyrshme dhe të yndyrshme), sallata (ruse, franceze, italiane etj.), janë vetëm një pjesë e ofertës të gjellëve të gatshme të cilat çdo ditë mund t’i gjeni në marketët në Qendër, Lisiçe e Re, QTQ, Lisiçe e Epërme, Kapitoll, Kapishtec, Debar Maallo, Kuvendi, Vodno dhe Aerodrom.

Pemë dhe perime

Zgjedhje e madhe e pemëve dhe perimeve të freskëta në të gjithë marketët.

ovosje-2